SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama bashkëkombasve tanë në Greqi: U detyruat të ndërroni emrin, por fituat. Greqia është sot edhe e juaja

 Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë u ndal edhe në peripecitë dhe vështirësitë që ata kanë kaluar. Kreu i Ekzekutivit theksoi se ata luftuan dhe ia dolën duke u thënë se “Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve”.

“Shumë prej jush ndërruat emrat që u kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruat fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijën të mbytje në lot se kishte dalë me i miri në shkollë, por nuk u dha e drejta e ceremonisë së flamurit. Faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dy krenare”, u shpreh ai. Por, vijoi Rama, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuar kurrë dhe triumfuat.

“Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi në këtë qiell por asnjë fuqi dhe padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend”, deklaroi Rama.

Sipas tij, bashkëkombasit tanë i bënë vend vetes në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënësit, besimin e fqinjit dhe dinjitetin e njeriut. “Ju erdhët luftuar dhe fituat. Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë. Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja dyqanet, bizneset, fëmijë të mirëshkolluar në sistemin arsimor të Greqisë, keni rrethin tuja miqësor, ku greku e shqiptari nuk dallohen më”, shtoi më tej Rama.///

error: