Nga Shkëlqim HAJNO
Po. Agroturizmi në Krane ka nisur të hedhë hapat e parë dhe të zhvillohet.



Pa zhurmë dhe, pa ‘tam-tanme”, siç janë gjithmonë njerëzit e thjeshtë në minoritetin grek. Gjithashtu, pa kronika në TV ku, del Ministrja përkatëse e buzëqeshur dhe pozon me ndonjë sipërmarrës, si ‘babaxhene’ dhe vizionare.

***
Dy vite më parë, kur në Krane të bashkisë Finiq, Spiro Çakuli nisi të sistemojë mjedisin përreth banesës me idenë për të bërë “nja dy dhoma për t’i dhënë, ndoshta me qera “, disa bashkëfshatarë e quajtën ‘pak të lojtur’. ’Iku ky, gjynah!’.

Pastaj, Çakuli sistemojë një ledh të madh të rrëpirtë e me ferra ndanë oborrit, fare pranë aksit rrugor Krane-Qafë Botë. Shirat dhe rebeshet kishin nisur t’ia merrnin tokën e oborrit pranë shtëpisë.

Por Çakuli i Kranesë ngriti një mur të lartë dhe e ndali erozionin. Pastaj sistemoi sheshin para banesës. Disa thanë: ‘E patë Pilon, mo? Do të bëjë Murin e madh kinez në Krane, i ngrati Pilo? Gjynah!

Por Pilo Çakuli, pas “Murit të madh kinez” në Krane të Finiqit, nisi të kompletojë katër garsoniera për turistë e huaj.
E patë Pilpon, mo? Ka ikur fare i ngrati.Do që të sjellë turisët në Krane!!Ha–haaa!
***
Por Pilo Çakuli i përfundoi 4 garsonierat me të gjitha kushtet dhe ‘dallandyshet e para’ gjatë 2023-it nuk munguan. Vendosi edhe një Tabelë: ‘VILA ANASTASIA’ (emri i bashkëshortes).
Turistët e parë mbetën të kënaqur për kushte e krijuara, për qetësinë dhe aromat e freskëta të gjelbërimit kurues si një terapi. Ata u pasuan nga të tjerë me një gjeografi të larmishme: italiane, kinezë, japonezë, irlandezë, etj,.Deri ne fund të muajit tetor.
Çakuli i Kranesë vrau mendjen sërish dhe tha: do bëj edhe nje pishinë ketu në oborr. Dhe e bëri. Për turistë të rritur dhe për femijë.

Bëri edhe një kënd lojërash për fëmijë Spiro. Dhe në skajin e oborrin mban edhe pula.
Tani, mikrokzmosi i Çakulit vazhdon të tërheqë turistë të huaj mga pika të ndryshme të globit.
Deri më sot, askush nuk e ka ndihmuar me ndonjë grant. Jo se nuk ka nevojë, por për ata që merren me politikat grantdhnëlse , Kraneja e Finqit ndoshta është tepër, tepër larg nga Tirana.
Tani nuk dëgjon më në Krane të thonë: ‘ ai i lojturi Spiro’. Ish ‘i lojturi i Kranesë’ sot, është si një nxitës i investimeve të ngjashme nga disa bashkëfsharë të tij.


Sot, kështu ndodh jo vetëm në fshat ku xhelozia rëndom, është gërryese dhe shtëpitë janë ‘prej qelqi’ në sytë e fqinjëve.

Çakuli i Kranesë për 2024-ën ka marrë prenotimet e reja të turistëve dhe nuk ka kohë të shohë e të dëgjojë ç’thonë bashkëfshatarët për të.
‘Ish i lojturi Pilo’ thotë:
Do punë puna, jo llafe se shërbimi ndaj turistëve është art më vete dhe, nuk e kemi njohur më parë. Por, na vjen mirë, kur turistët largohen të kënaqur dhe shprehen se do të vijnë sërish në Krane të Finiqit. Në këtë magji natyrore që e ka bekuar Zoti dhe dora e njeriut.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit