Nga Alba MUZHAQI
Në plazhet private, nuk do të ketë më asnjë sipërfaqe publike për t’u përdorur nga qytetarët.

As 20 përqind si thuhej dikur dhe nuk u zbatua kurrë dhe, as 5 %! Kjo u bë e ditur nga zyrtarët bashkiakë të shëhrbimeve publike në mbledhjen e fundit të këshillti bashkiak ku u diskutuan masat për sezonin e ri turistik.

Drejtori i Shërbimeve në bashki Romeo Skëndi e sqaroi në mënyrë përfundimtare për këshilltarët çështjen e famshme të sipërfaqes për përdorim pa pagesë nga pubiliku në plazhet private /ose të marra me kontratë nga bashkia e Sarandës.

Në fakt , prej disa mandatesh të qeverisjes lokale në Sarandë, historia e përqindjeve të sipërfaqes në plazhet private, ka qenë gjithmonë një komedi ku rolet janë luajtur mjaft bukur: si nga pronarët e plazheve (të kotraktuarit), si nga drejtorët e shërbimeve publike në godinlne bashkisë dhe, po në po këtë nivel interpretimi, edhe nga të paktën katër kryetarë bashkie.//SarandaNews.al.///
ME SHUME LAJME
FOKUS. ..Kur në shkallaret tona hyri magjia e ekranit
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn