Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Saranda në mbrëmje.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, Saranda shihet e ndriçuar dhe plot me turistë, ndërsa varkat dhe jahtet e shumta të ankoruara gjallërojnë një nga qytetet më të parapëlqyer nga turistët edhe natën.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar ka lehtësuar lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.
Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.(Gjergji MIMA)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota