
Përfundoi sot në shëtitoren “Naim Frashëri”, buzë detit në Sarandë. Panairi XII i suvenireve turistike miqësore me mjedisin, “Saranda-2024”, një event kulturor tre ditor i trashëgimisë i inicuar nga Agjencia AJMMI me mbështetjen e bashkisë së qytetit bregdetar.
Në këtë manifestim kulturor të trashëgimisë së artizanatit familjar shqiptar, morën pjesë rreth 70 subjekte artizane nga treva te ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, etj,.
Në ceremoninë e çeljes ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut Vlorë Kristaq Kiço, deputeti Niko Kuri, stafi i AJMMI-t, përfaqësues të bashkisë, shqërisë civile, dhjetra vizitorë e turiste vendas e të huaj. etj,.



Kiço përgëzoi artizanet pjesëmarrës duke i falënderuar për kobributin që japin në promovimin e Sarandës si dhe në ruajtjen e traditës shqiptare të artizanatit.
Duke e vlerësuar këtë aktivitet kombëtar që zhvillojhet prej vitesh në Sarandë, kryetari i bashkisë, Oltion Çaçi, njëherësh edhe president i këtij eventi kulturor kombëtar , u shpreh: “Është shumë e rëndësishme për ne mikpritësit që çdo artizan i ardhur, ta ndjejë veten se është njëherësh edhe një Mik i Sarandës dhe kontributor i turizmit ne qytet.”

Në Orën e promovimit të “Panair 2024”, organizuar nga AJMMI dhe bashkia pas përshëndetjeve dhe mesazheve të përcjella nga shefja e kabinetit të Bashkisë, Eliana Shkurti dhe drejtuesi i AJMMI-t Shkëlqim Hajno; u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes dhe ato të vlerësimit për artizanët me prurjet më të mira në këtë event kombëtar.

Çmimi i parë iu akordua subjektit “ARBËROR LIZETA”-Gjirokastër. Çmimi i Dytë u akordua për subjektin ZEJXHAN CELINA në Prizren (Kosovë) dhe FËLLËNXA GJEÇI-Berat. Me Çmimin e Tretë u vlerësuan: AJSHE PLLANA ISUFI -GJAKOVË (Kosovë), AIDA HOTI (MITROVICË-Kosovë) dhe MIRI MUSTAFAJ, Sarandë.

Një moment i rëndësishëm i Panairit ishte edhe promovimi i gazetës së AJMMI-t “URAT e Panaireve”, si një memorie me shkrime e foto për rrugën 12-vjeçare të këtij eventi kombëtar.
Veprimtaria e mësipërme në fushën e trashgëmisë kulturore materiale të familjes shqiptare tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe qindra turistëve të huaj që frekuentojnë në këtë periudhë vere Sarandën, njlë nga destinacionet kryesore turistike të Shqipëri , në udhëkryqin gjeografik mes aseteve të tjera: Butrintit dhe Foinikes antike, Syrit të Kaltër dhe Ksamilit
//SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade