Më 10 shtator 1922, u mblodh Kongresi i Beratit me përfaqësues ortodoksë nga mbarë Shqipëria. Të nesërmen e kësaj dite, më 11 shtator 1922, u çelën punimet e Kongresit dhe më 12 shtator, u shpall mëvetësimi dhe kombëtarizimi i Kishës Ortodokse në Shqipëri. Statuti i KOASH-it u miratua në Kongresin e dytë kishtar ortodoks. Ky Sinod u mblodh në Mitropolinë e Korçës nën kryesinë e Kryeepiskopit Visarion, më 16 qershor 1929.
Statuti sanksionoi Autoqefalinë e deklaruar në Berat, duke qenë dogmatikisht e bashkuar me patriarkanat e shenjta dhe me kishat e tjera ortodokse autoqefale.
Administrativisht Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare mbetej tërësisht më vete nën flamurin kombëtar. Kongresi vendosi për pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për të drejtën e zgjedhjes së kryepeshkopit dhe të klerikëve të lartë me prejardhje shqiptare.
Në statut thuhej se gjuha zyrtare e kishës do të ishte shqipja.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat