Kur kanë mbetur edhe 4 vite nga përfundimi i afatit ligjor, Qeveria vendos që të bëjë palë në proces edhe Bashkitë, të cilat do të koordinojnë punën mes qytetarëve dhe Kadastrës. Në një intervistë ekskluzive për Tv Scan, Drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës Lorena Goxhobelli, tha se përfshirja e njësive të qeverisjes vendore do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit. Deri më tani marrëveshja është firmosur nga 40 për qind e bashkive.
“Bashkitë, si njohëse shumë të mira të institucionit që ato drejtojnë. Janë në gjendje të përcaktojnë zonat të cilat paraqesin një densitet më të lartë të objekteve informale. Janë ato që do udhëhqein, siçe ka thënë edhe kryeministri, procesin e identifikimit të zonave prioritare dhe do shërbejnë si urë lidhëse midis qytetarëve dhe ASHK-së në plotësimin e dosjes së aplikimit për qytetarë, të cilët për një arsye ose një tjetër nuk kanë arritur ta finalizojnë”,-tha drejtoresha e kadastrës.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj