Policia në Sarandë bëri të ditur se ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Storm 26”, duke zbardhur dy raste vjedhjesh të kryera në bashkëpunim në lagjen nr. 4.
Në pranga ka rënë shtetasi E.N., 25 vjeç, banues në Sarandë, i akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë kontrollit fizik, këtij personi iu gjetën një thikë dhe një sëpatë, të cilat u sekuestruan nga policia. E.N. dhe një bashkëpunëtor i tij (ende në kërkim) më 12 tetor kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektroshtëpiakesh, ndërsa një ditë më vonë kanë kryer një vjedhje në një dyqan tjetër duke marrë një shumë parash.
Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse këta shtetas janë të përfshirë në vjedhje të tjera. Materialet i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota