SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 tetor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell). Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në relievet malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/28Re diell
Kukës9/24Re diell
Lezhë16/25Re diell
Dibër11/24Re diell shi
Durrës14/26Re diell
Tiranë16/26Re diell
Elbasan16/27Re diell
Berat14/27Re diell shi
Vlorë16/25Re diell
Korçë10/24Re diell
Gjirokastër12/27Re diell
Sarandë15/26Re diell
error: