SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksident në aksin Sarandë-Tuneli i Skërfices. Një 72-vjeçar goditet me makinë dhe humbet jetën

Sarandë. Informacion paraprak. Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit/sarandaNews.al///

error: