Hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, arrestohet 48-vjeçari nga Tirana.
Prokuroria e Beratit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. i akuzuar për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.
Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.
Nga hetimet e realizuara, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”. (Marsela Qefalia)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade