GREQI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ampelokipi të shtetit fqinj ku një shqiptar 39 vjeç ka vrarë me çekiç gruan e tij dhe ka fshehur trupin e saj për një javë në papafingon e shtëpisë.
Sipas mediave greke, ka qenë vetë 39-vjeçari që ka njoftuar policinë për masakrën. Vrasësi shqiptar është arrestuar, ndërsa në papafingon e shtëpisë është gjetur i futur në një qese të zezë të madhe, trupi i bashkëshortes së tij.
Autori pretendon se arsyeja pse vrau gruan e tij, ishte se kjo e fundit kishte lidhje jashtëmartesore me një burrë nga rrethi i tij i miqve.Dekompozimi i kufomës ka shkaktuar një erë te rëndë që ka pushtuar shtëpinë, raportojnë mediat, të cilat citojnë policinë që ndodhet në vendgjarje. ///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat