Turistët po bëhen të padëshiruar në destinacionet e njohura të Evropës. Protestuesit e Barcelonës kanë spërkatur vizitorët me ujë, Venecia ka vendosur tarifa ndaj turistëve ditorë dhe Dubrovniku ka kufizuar numrin e vizitorëve, shkruan Izzy Nicholls në një artikull të publikuar në “Euronews”.
Vendasit në destinacionet kryesore po kundërshtojnë duke u thënë turistëve “të shkojnë në shtëpi”.
Nëse konflikti midis parave të turizmit dhe vendasve të lodhur ju bën të hezitoni, drejtohuni në destinacionet më pak të vizituara të Evropës. Atje, mund të kuptoni se mungesa e mirëseardhjes, kostot e larta, akomodimi dhe shërbimi më pak se optimal për shkak të numrit të vizitorëve nuk do të ndikojnë tek ju.
Shqipëria: Vendi i aventurave të vërteta në natyrën e pacënuarJeni në kërkim të kështjellave përrallore dhe natyrës së pacënuar, apo po kërkoni t’i shpëtoni turizmit në Evropë?
Turizmi masiv ende nuk ka prekur peizazhet e pacënuara dhe atraksionet magjepsëse të Shqipërisë.
Shqipëria është një vend për aventura të vërteta. Syri i Kaltër, qytetet e stilit osman dhe plazhet që rivalizojnë Karaibet janë atraksionet më të njohura të Shqipërisë.
Por, bukuria e vërtetë qëndron brenda kanioneve të fshehura, liqeneve të mëdha dhe maleve të vështira për t’u arritur.Pjesa më e madhe e bregdetit të bukur të Shqipërisë nuk është zbuluar ende nga turistët ndërkombëtarë.
Shqipëria është ende një destinacion i ri turistik – i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë ekspertëve të udhëtimeve dhe vizitorëve të huaj, dhe po bën bujë në rrjete sociale.“Euronews” e ka renditur Shqipërinë mes nëntë destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar:
1-Shqipëria
2-Franca
3-Spanja
4-Italia
5-Holanda
6-Portugalia
7-Sllovenia
8-Gjermania
9-Norvegjia //(Atila KOTA)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit