Një info e thjeshtë u shkoi së fundi gazetarëve në rrjetet e tyre sociale: “Kryetari i Bashkisë z. Oltion Çaçi ka kënaqësinë t’ju ftojë në datë 27 Dhjetor, ora 14.00 për drekën e fundvitit me gazetarët!…
Është mirë kur një traditë me mediat ruhet dhe, bëhet e qëndrueshme, edhe, si shprehje simbolike e kortezie e një bashkëpunimi shumëvjeçar.
Çdo staf drejtues i Bashkive, ndër vite, ka lënë doemos gjurmët e veta në marrëdhëniet fizike me Qytetin, me njesinë administrative si bashki dhe njësinë bashkiake si Ksamil (qyteti i dytë i bashkisë sonë), me investimet dhe joinvestimet, me projektet dhe vizionet. Po edhe me dëgjesat publike me qëllim që, të qeverisurit lokalë (banorëlt) ta thonë mendimin dhe fjalën e tyre edhe përtej ‘arenës’ së kafenesë apo asaj të mediave sociale.
Po kanë lënë edhe gjurmët direkte e indirekte në marrëdhëniet me qytetarët pavarësisht moshave, orientimeve politike, kulturave, etj,.
Takimet përshëndetëse , pa grada e spaleta, janë edhe çaste dialogu miqësor me fokus Sarandën, ndaj, janë të mirëpritura si për çdo grup interesi, edhe për njerëzit e mediave në Sarandë./ SARANDANEWS.AL ///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat