Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.
Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.-vuri në dukje nje burim policor.
Policia tha se në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.
Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”