SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 2 janar 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë vijës bregdetare kryesisht nga orët e mesditës. Ndërsa nga orët e mbrëmjes mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira deri mesatar në veri si dhe të pakta në jug të territorit.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit /mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 10 m/sek shoqëruar  me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër1/13Diell re
Kukës-5/0Diell pak re
Lezhë1/11Diell re
Dibër-3/10Diell pak re
Durrës5/15Diell pak re
Tiranë5/15Diell pak re
Elbasan4/15Diell
Berat-2/15Diell
Vlorë3/14Diell pak re
Korçë-4/8Diell
Gjirokastër-4/14Diell  pak re
Sarandë5/17Diell
error: