SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie: Gëzuar ditëlindjen në përjetësi, Mjeshtër!

Nga Bujar HUDHRI 1)

Gëzuar ditëlindjen në përjetësi, mjeshtër! Mirënjohje pafund për veprën që mendja jote e bukur ua la trashëgim gjithë gjuhëve të botës!

“Kur në letra të ndryshme (anketa, kërkesë për vizë etj.) shënoj datën e lindjes, 28 janar 1936, vetëtimthi më shkon nëpër mend fjala “e mërkurë”. Ti ke lindur të mërkurën, më thoshte shpesh im atë, thua se kjo kishte një rëndësi më vete.

Kur ishte në qejf, çka ndodhte rrallë, shtonte se atë të mërkurë, usta Vasili, që e kishim fqinj dhe që na riparonte pullazin e pjesës perëndimore të shtëpisë, porsa e kishte lënë punën për të ngrënë drekë, dhe, ndërsa zbriste nga shkalla, e kishte uruar babanë: me një djalë!

Disa minuta më pas, në dhomën e dimrit, që ndodhej pikërisht në atë pjesë të shtëpisë, pullazi i së cilës riparohej, linda unë. Ndonëse nuk e shpjegonte, kuptohej që babai i jepte një kuptim të jashtëzakonshëm urimit të mjeshtrit, që ishte duke vendosur pllakat e gurta, krejt si një mburojë sipër meje, në kohën që unë vija në jetë.” (“Ftesë në studio”)

Kadare në shtëpinë e tij të lindjes duke parë fotot e rralla kur ishte fëmijë. (Gjirokastër, 14 maj 2016)

-1) Marrë nga statusii fundit në fb i botuesit kryesor të Kadaresë, Bujar Hudhri.///

error: