Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Focus”, ndërsa një është shpallur në kërkim.
Policia ka bërë të mundur identifkimin e personave, teksa janë të akuzuar për vjedhjen e katër motomjeteve. Shtetasit e arrestuar janë Klajdi Hadushi dhe Orgest Jonuzi, ndërsa policia është duke punuar për kapjen e autorit të tretë.
Sakaq, policia ka sekuestruar dy nga motomjetet e vjedhura.Ndërsa, Elton Dauti, 24-vjeç është arrestuar për të njëjtën vepër penale, pasi ka kryer tre vjedhje dhe ishte i shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë: –Në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar tre autorët e dyshuar të vjedhjes së katër motomjeteve, nga të cilët dy janë arrestuar, ndërsa një tjetër është në kërkim. Po ashtu, janë sekuestruar dy motomjete të vjedhura.
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Focus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.
Identifikohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve. Vihen në pranga 2 prej tyre Klajdi Hadushi dhe Orgest Jonuzi, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 2 motomjete të vjedhura.
.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.