SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksident tragjik në Gjirokastër, dy viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave. Një prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi, një tregtar nga Gjirokastra dhe biznesmen i njohur i verërave. Ndërsa viktima tjetër është identifikuar si Shefki Salaria.

Njoftimi i policisë: -Gjirokastër . Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volksëagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar. Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Gjirokastër.Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur sot, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit” Gjirokastër, bëjmë me dije se pasagjeri që humbi jetën është shtetasi Sh. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.///

error: