SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Promovohet në Sarandë, romani i Odise Kotes “Agonia”.

Klubi i Krijuesve Jonianë në bashkëpunim me shkrimtarin Odise Kote promovuan në Sarandë romanin e ri të këtij autori, “Agonia”.

Në këtë veprimtari të organizuar në lokal “Lindi”, morën pjesë shkrimtarë dhe poetë nga Saranda dhe Delvina, intelektualë të ftuar, lexues etj,.

Mbi vlerat e romanit “Agonia” dhe krijimtarinë e Kotes, diskutuan shkrimtarë, poetë e studiues si Hekuran Halili, Timo Mërkuri, Panajot Boli, Panajot Zoto, Shkëlqim Hajno, Natasha Xhelili, Agron Mema, Natasha Xhelili, Çapajev Zëra, Loreta Schillock, Sonila Roboçi, Stefan Martiko, etj,

ga referimet “Agonia” u vlerësua si një pasqyrim i gjallë i dhimbjes, dëshpërimit dhe rrugëtimit të një shoqërie në kërkim të shpresës.

“Le ta quajmë një roman të kujtesës kombëtare. Ky roman përmbledh ngjarjet e vitit 1997, një qortim i madh për klasën politike dhe shoqërinë shqiptare, ashtu siç Homeri kritikoi grekët për tejkalimin e së drejtës. Nuk duhet të lejojmë kurrë që e keqja të triumfojë,” – u shpreh veç të tjerash Odise Kote në Sarandë.

“M’u përforcua bindja e formuar prej kohësh që Saranda është njē ishull kulturor drite, në brigjet e detit tē Jonit dhe truallit të begatē të artit të fjalës.”- vuri ne dukje autori i romanit Odise Kote.

Një moment emocionant gjatë promovimit ishte edhe përshkëndetja me interpretimin e nje monofonie (Logatje), nga këngëtari vurtuoz popullor gjirokastrit, Roland Çenko, “Mjeshtër i Madh” ./sarandaNews.al///

error: