Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një shtetas italian, i cili akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 250 eurosh në lagjen nr. 4 dhe është denoncuar.
Rrethanat mbeten ende të paqarta, teksa policia tregohet e rezervuar për momentin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. V., 32 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 250 eurosh, në lagjen nr. 4”, bëri me dije sot (7 maj) policia vendore.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota