Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime është 38,88%.
Sipas KQZ-së, është raportuar nga 3323 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 872 944 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 48,23%. Pas Dibrës, qarku i Tiranës ka pjesëmarrje 43,70%, Kukësi, 44,30 %.
Qarku i Fierit renditet me 41,28%, qarku i Elbasanit me 39,34% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.
Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët në votime deri tani me 28,83 %.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror