SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nis projekti për transformimin e Ujërave Termale të Bënjës në Përmet

 Në Ujërat Termale të Bënjës, 14 kilometra larg qytetit të Përmetit, të kthyera në një destinacion turistik ka nisur puna për transformimin e tyre.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Kumbaro tha se në “Banjat e Bënjës kanë nisur punimet për të realizuar një prej projekteve më të bukura në Përmet”.

“Ky projekt përmirëson infrastrukturën, pamjen, rrit ofertën turistike, vlerën ekonomike dhe ruan rëndësinë natyrore e historike të tyre”, theksoi Kumbaro.

Projekti është investim i qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Përmetin.

Ujërat Termike të Bënjës në Përmet konsiderohen si më të mirat në Evropë.

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.

E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 ¬ 32°C.

Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut.(Klodi SARAÇINI)///

error: