Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë të larta dhe transparente.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/35 | Diell |
| Kukës | 15/35 | Diell |
| Lezhë | 16/36 | Diell |
| Dibër | 15/33 | Diell |
| Durrës | 17/35 | Diell |
| Tiranë | 22/38 | Diell |
| Elbasan | 11/39 | Diell |
| Berat | 16/39 | Diell |
| Vlorë | 19/33 | Diell |
| Korçë | 14/31 | Diell |
| Gjirokastër | 14/38 | Diell |
| Sarandë | 16/33 | Diell |
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?