SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

XHEVAT AVDALLI, këngëtari gjirokastrit, ikonë në breza.

Nga Zija Basha/

Njeriu ne jeten e tije le gjurme te mira apo te keqia,pra gjurme jete.Gjurmet e tije te mira te frymezojne e ai keshtu permireson e zbukuron shpirtrat njerzore.Gjurmet e keqia deshperojne,deformojne e shkaterojne jete njerzish kur merren si shembell.Gjurmet e mira mbeten ne sjellje,ne pune te mira,ne fjale te mencura,ne krijime artistike,letersi,artet e bukura,arkitekture ,skulpture,muzike e kenge,ne akte heroike qe u sherbejne njerzve e te tjera.Ata qe lene gjurme te mira populli i quan”ai eshte artist!”,”ai qe artist”.Po une do tu refej per nje njeri te punes,nje llereshperveshur,atdhetar e artist ne shpirt qe me zerin e tije derdhte kenge e melodi qe magjepste popullin dhe e lumturonte ate.


E kush nuk e njeh Xhevat Avdallin,bilbilin e kengeve tradicionale gjirokastrite!Ai u rrit me kenget e qytetit te tije qysh femije dhe kur u burrerua do te shkelqente si kengetar virtuoz mes shokesh te zgjedhur qe ju bene krahe gjithe jeten e trasheguan melodite e kengeve te bukura qe shpirti i popullit i kishte sajuar ne vite te largeta plot vuajtje e derte zemrash.Gjirokastritet e fshataret e krahinave qe rrethojne qytetin e gurte kane patur fatin e mire qe te degjonin kenget popullore te tyre qe transmetonte Radio Gjirokastra .Qysh i vogel,ne vitet 50-te mbaj mend se qyteti kishte 3 altoparlante;nje tek hekuri ne mes te pazari,nje ne krye te kalase nga perendimi dhe nje tek sheshi Cercizit.Ne oren nje e gjysme fillonte transmetimet radioja me me melodine e kenges “Nje ze po del nga gryke e Mezhgoranit”.Pastaj fillonte transmetimi i kengeve popullore te reja e te vjetra ne pllaka gramafoni.Dhe kenget e e Xhevatit zinin nje vend te vecante se u kendohej trimave qe dhane jeten per memedheun ne breza te tere luftetaresh deri tek deshmoret e luftes qe luftuan e u vrane balle per balle me nazifashistet.
Ne fillim te vitit 1956 ne drejtim te Dropullit u shtri linja e radios duke perfshire dhe fshatin tim ,Lazaratin.Cdo fshat u pais me altoparlant te ri cek “Tesla”.Radioja filloi transmetimin edhe greqisht.Nje kontribut te vecante dhane tekniket e papertuar gjirokastrit Shpetim Karaulli dhe Enver Kaci me shoke.Kenget popullore e vecanrisht ato te grupit te Xhevatit qene kenaqesi shpirterore per degjuesit.Ne shkollen e mesme pedagogjike kur vazhdoja studimet Xhevatin dhe grupin e tije e shikoja ne koncerte e festivale,por nuk kisha komunikuar me ate kengetar vetem me xha Demo Cenkon e Skender Tushen qe i njifja. E pershendetja xha Xhevatin kur delte nga furra ne mes te pazarrit se e adhuroja per zerin magjik e me terhiqte veshja me kostumin si burrat e qemoti.Me Xhevatin e grupin e tije jam njohur mire 54 vjet me pare ne nje festival rajonal folklorik ne Vlore ,organizuar nga Instituti i Folklorit e Radio Tirana, qershor- korrik 1966.Nga rrethi yne qene:Grupi miks i Gjirokastres i Xhevat Avdallit e Majnure Kadenes,grupi i burrave te Lazaratit,Grupi i valleve te Peshkepise ne Dropullin e siperm i klarinetistit virtuoz Shomo Mandi nga Peshkepia.Ne Tepelene drejtori i pallatit te kultures ,i paharruari,djale gjirokastrit Note Buzo na dha ne perkujdesje grupin e djemve te Zhapokikes i kryesuar nga nje djale me emrin Hajri dhe ne e cilesonim “Grupi Hajriut”.


Grupet tona i drejtonte djali lunxhot,i miri regjizor i talentuar,Petro Kosta nga Suha.Na vendosen ne hotelin e mire “Adriatik”Cdo mengjez ne lulishte,ne verande ,ne holl te hotelit “kurdiseshin” violinat e grupeve dhe ne oren 10-00 niseshim me kembe drejt kodres “Kuz-Baba” per prova ne skene.Cdo grup kishte repertorin e kengeve dhe stilin e te kenduarit qe ruhej me fanatizem,pa huazuar asgje.Mbaj mend qe ne grupin e Xhevatit benin pjese:Xhevat Avdalli,marres,Lavo Erindi,kthyes,Demo Cenko,iso,marres,hedhes,Skender Tushe,hedhes,iso Baudin Dobi,Xhipe Mezini,Aseni Kore,Jonuz Shehu,Nustret Carcani si dhe kengetaret virtuoze ne vend e ne valle Majnure Kadena e Lejla Muco.Ne grupin e Lazaratit benin pjese:Hysen Jupi,marres,Sehit Trako,kthyes,Asllan Cela ,hedhes,iso Maliq Basha,Skender Skendi,Bardho Pollo,Brahim Krishti.Grupi i valltareve te Peshkepise perbehej nga djem e vajza te Dropullit te siperm,kryesisht nga Peshkepia.Per radhen skenike ishte nje regjizor nga Tirana qe quhej Telat Agolli.Ai mbante ne krahqafe nje aparat fotografik dhe pozonte grupe ose individe qe kishin performance e disa here filmoi xha Xhevatin.Diten e dyte ai,kur pa mjeshtrine skenike te Petros tone, u dorezua dhe me miratimin e “kompetentit” qe erdhi nga Tirana ,Zihni Sakua,ja dorezoi detyren Petro Kostes.
“Xhaxhai” sic i thoshnim Zihni Sakos anulloi me urdher nga lart kenget e politizuara dhe duhej te kendoheshin kenge popullore burimore te vjetra sepse ne festival do te vinin studjues te folklorit nga :Rumania,Turqia,Greqia,Bullgaria,Hungaria,Austria ,Italia,Anglia.Te gjithe u cliruam nga kenget e politizuara sepse vjershat e kengeve beheshin nga amatore qe nuk ndertonin mire sidomos vargun 8 rrokesh popullor e duhej qe melodia ti pershtatej tekstit se cdo fjale politike kishte rendesi per kohen.Vetem me vone Roland Cenia e Naxhi Kasoruhua i shmangnin me lezet.Atehere te gjithe pjestaret e te dy grupeve rikujtuan kenget e tradites dhe regjizori Petro e une i hidhnim ne letra te bardha e grupet i kendonin Kjo vazhdoi cdo dite dhe cdo darke vinte “Xhaxhai” dhe shefi seksionit arsimit per Vloren djali Gjirokastres Eqrem Kallfa,qe nuk na u nda per 15 dite dhe kendonim ne ambjentet e hotelit.Xha Xhevati kendoje nje darke nje kenge te bukur lunxhote qe e kishte shume per zemer;
Diten e Shen Kollit,ne mono klisi.
Ebukur,e vogel,moj Parashqevi!(refreni)
Kjo kemisha jote cipe gjarperi.
Babaj ta ka bere,a peshqesh njeri.
As babaj ma beri,as peshqesh njeri.
Ekam bere vete,o vete,me duart e mi.
Ai kendoi edhe kengen:
Kendon bilbili ne mal,
Zemeren ma merr.
Vajza ne bahce te madhe,
Lotet po i derdh.
Qante vajza per bilbile,
Per nje palo zog,
Qe kendonte aqe mire,
Sa qe s’duron dot.
Xha Zihniu i kerkoi qe te kendonte kengen “Telat po vene e vijne”,por Xha Xhevati i tha:-Mbi te kenduarit e Jaho Skrelit e grupit te Kardhiq -Prongjise per kete kenge une s’ve grup tjeter.Profesor Eqrem Kallfa i tha tja merrte nje kenge tjeter Vlonjate e xha Xhevat filloi:
Vranishi nje rreze mali.
Pikonte flori.
Varesh nje vashez nga mali,
Me revol ne gji.
Te mirr haken per babane,
Se s’kishte njeri.
Nje vella te vogel fare,
Fare cilimi.

,
.

Nje nate tjeter kujtoj se te dy grupet e xha Xhevatit e Hyso Jupit kenduan ne valle laberisht kengen per trimin e maleve shqiptare Cerciz Topullin aq bukur sa te gjitheve na drithmoi trupin.
Pa degjoni,o shqiptare,
Cerciz Topullin e vrane!
O Ceco revol me dhjete,
C’deshe ne pajton te shkrete?!
Te hipne ,a deshe vete?!
Nga pas te vune batarete.
Lule Cerciz bukuria!
Sec te qan Haso mavria,
Gjirokastra ,Shqiperia.
Grupi yne i Lazaratit kendoi nje elegji shume te bukur per trimin e maleve te laberise kunder osmaneve Sinan Labin ne nje variant te padegjuar me pare e qe fillon me vargjet :
Rane karterat ne Vlore,
O Sinan Labi ,o lule!
Rane po s’mund ti kendojne,
OSinan Labi ,o lule! etj.
Grupi miks gjirokastrit mori ne valle kengen me marrese Majnure Kadenen e hedhese Lejla Mucon:
Cu mbush hoda plot bandille,
Moj vasho bandillia!Zbardh e kuq mandilia.ref.
Kerkojne Mamudiene.
Mamudeja eshte semure.
Ra nga penxheria ne udhe.
Cope-cope e beri gjune.
Cope cope edhe therrime
Cma plagosi zemren time.
Ne cdo tre -kater dite kenget incizoheshin ne shirita magnetike ne pallatin e vogel te kultures ,se Vlores ,nje vile dy katesh ne krah te djathte te rruges Vlore -skele ne prani te sekretarit te pare Llambi Shella e kryetarit te komitetit ekzekutiv Rapo Dervishi.Festival u zhvillua ne Kodren “Kuz Baba” ne prani te studjesve te huaj dhe publik i zgjedhur.Vlora perfaqesohej nga grupi burrave te Dukatit e Tragjasit,Treshja e famshe e Dukatit,vajzat e Kucit qe i drejtonte nje mesues i moshuar.Regjizori yne Petro Kosta beri nje pune te mbrekullueshme me grupin e vajzave te Kucit sepse ato vajza te ndrojtura nen kujdesin e tije arriten nje sukses te merituar ne ate festival duke luajtur bukur ne valle kengen:
Hallet e dertet e mia
Si gjykon as perendia.
As ajo zemer mavria
Hapu moj zemer e shkrete,
Hapu behu flete flete!
Te na dalin marazete.
Kenga tre zereshe e djemve te Dukatit solli habi ne pjesmaresit e vecanrisht tek studjuesit e huaj.Valltaret e Dukat -Tragjasit kenduan nje kenge per deshmoret e luftes ne valle labe shume bukur.Ajo fillon me vargjet:
Dukat,Tragjas e Readhime,
Qysh u be qe prishte zine,
Per Fejzon e Shyqyrine,
Kastriot gjuhe bilbile…..
Grupi xha Xhevatit kendoi kenget:

Dy djem nga vendi yne ,
Ky Bajua me Cercize,
Vete ce prishne shtepine,
Ne Korce e zune pusine,
Vrane dhespot efendine,
Telegram per ne Janine,
Valiut si erdhi mire.
Zini Bajon e Cercize,
Ta zini gjirokastrine! si dhe kengen:

Gjemon shkembi prej Sazani
Varen cobankat nga mali,
Me lot e me djerse balli,
Ku eshte Smail Qemali?!
Ne Paris brenda te krajli,
Eshte shtrire si sorkadh mali,
Thote Shqipen mos ma ndani!
Grupi miks kendoi kengen ne vend:
“O Cajup,o vend i bukur ” Majnurja dhe Lejlaja qe ja hidhte entusiazmuan studiuesit dhe spektatoret qe gjithe kohen qendruan ne kembe per cdo kenge gjirokastrie e vecanerisht per vallen miks me keto vargje:
O ju vajza shqipetare,
Leni kenge e leni valle,
Beni trimeri te madhe,
Baras si luani cupa,
Merni armet permbi supa
Dhe luftoni cdo te huaj,
Bashke me vellezrit tuaj,
Mos ju trembte syri fare,
Jeni vajza shqipetare
Grupi yne i Lazaratit la nje kenge te bukur per Gjirokastren me tekst te Engjell Finos dhe kendoje kengen:

O Qemal ,kur te perzune,
Kur desh te te zin Turqia,
Dhe nje cike se te zune,
Erdh e te mori gjemia,
Ne vjene brenda te shpune,
Atje tek qe kadimija(Zakoni)
Sec tu ngre Krajli ne kembe(perandori austro-hungarez)
Mbreteresha dhe e bija.
-Cili je ti more burre
Qe kerkon vulat e mija?!
Une jam Smail Qemali.
Mbrapa me vjen historia. si edhe kengen ku aludohet per “Nderin e kombit”Koto Hoxhi burgosur ne burgun “Jedi kule” te Stambollit ne valle.

Moj koke e qenit ,moj qene ,
pse s’dite per vehten tende,
Nga bodrumi pse s’u trembe,
Budrum nate e budrum dite,
Na prishi kandilja syte
C”haber na kerkon,moj vite?!
-Hap budrum e ngreu e ike!
Grupi valleve te Dropullit qe drejtonte Shomo Mandi entusiazmoi gjithe pjesmarsit me kercimin perfekt ne sinkron me muziken,levizje magjepse sikur fluturonin valltaret me ato kostumet e bukur gjithe hijeshi .Kostumet e grupeve te Gjirokastres me fustanellat,kalcat,silahet,kepucet me xhufka,xhamadanet ,festet e gjithcka ishin pergatitur nga drejtoria e pallatit te kultures Gjirokastres e drejtori i saje Muharrem Bejleri si dhe magazinieri i kujdesshem Shori Kuvarati nga Derviciani.Prandaj interpretimi e performanca na solli edhe flamurin e festivalit.Bukur u paraqit edhe grupi i Hajriut te Tepelenes me kengen per atdheun e trimerive e natures se bukur shqiptare.Nga viti 1967 filloi nje politizim i tejskajshem ne krijimtarine folklorike nga bejtexhi amatore militante ,por ne te njejten kohe studjuesit e interpretuesit serioze vazhduan punen ,jo pa telashe, e perkushtimi i tyre i dha vendit vepra e kryevepra folklorike qe jane futur ne fodin e arte te kultures sone duke mahnitur edhe vende evropiane.
Pas mbarimit te festivalit grupet tona te Gjirokastres u shtruam ne birarine e sheshit “Pavaresia” per tu shplodhur e pire birra,por aty na erdhen qindra dashamires vlonjate qe donin te na qerasnin.U ndodhem ngushte.Arehere Xha Xhevati e i miri regjizor Petro Kosta na u luten te jepnim nje koncert per keta dashamires te cilet e kaluan mijeshen.Shpejt e shpejt u improfizua nje podium dhe dhame nje koncert me kenge vlonjate e gjirokastrite qe edhe sot e kujtojne me nostalgji me te moshuarit.”I harruam kenget e bukura te Meliha Dodes e Reshat Osmanit.Une sot jam Gjirokastrit dhe nga lagjia e Xhevat Avdallit.-me tha aktori i njohur vlonjat Adem Gjyzeli qe ato dite qe fejuar me nje vajze gjirokastrite nga Palortoja nga skendulajt qe ne e kishim mesuese ne Lazarat
Per hire te se vertetes atehere Vlora qe nje qytet i qete,me njerez te kulturuar e ndriste nga pastertia.Kishte bulevardin Vlore Skele me sherbim urban e drita neoni,fabriken e cimentos e kombinatin e konservave,dekovilin,portin.Kishte qindra dyqane shteterore e private e jete kulturore aktive,por jo siGjirokastra jone me nje pallat kulture modern e veper arti fantastike e mjaftueshme per kohen. Perpara tije Teatri Kombetar ishte si kotec pulash.
Grupi i xha Xhevatit Vazhdoi aktivitetin ne vitet 70 e ne vijim duke kenaqur adhuruesit e kengeve popullore por edhe duke dhene kontribut te shquar per zhvillimin e folklorit me kenge te tradites qe transmetonin radio Gjirokastra e Radio Tirana.Me kalimin e vitev grupi qe drejtonte xha Xhevati mori edhe emertimin nga populli “Grupi i pleqeve te Gjirokastres”
I miri ne mes te te mireve ishte Xhevat Avdalli.Por i miri edhe ngacmohet e shqetesohet nga cmira e dashakeqeve qe te dehur nga pushteti u duket vehtja buall e njerzit miza.

Ne qershorin e vitit 1978 u mblodh nje aktiv per masat qe duheshin marre per festivalin e trete kombetar e qene thirrur edhe disa grupe folklorike duke perfshire edhe grupin e pleqeve gjirokastrit te xha Xhevatit.Nga Tirana kishte ardhur edhe kompozitori i paharruari djali Gjirokastres Fehmi Ibrahimi,Profesor doktor Ramazan Bogdani studiues i folkloristikes dhe nje partiak i larte.Ai i tha Xha Xhevatit ,duke shkelur regullat e etikes si neper dhembe se ky u kish kenduar te gjitheve.Salla nuk reagoje se nuk degjuan te gjithe.Ai vet foli e vet degjoi.Xha xhevati mbajti gjakftohtesine.Si mbaroi aktivi te gjithe dolem per nje ore pushim.Duke dale nga pallati Profesor Muharem Bejleri me dergoi te sillja Xha Xhevatin qe iku vetem nga sporteli i biletave te kinemas e ta sillja tek klubi i gjuetareve,Shpejtova dhe e arrita tek banka e kursimeve .I thashe porosine e profesorit,por ai me tha:-Eja eja se do te shplodhemi bashke nga bahceja.Ashtu beme .Qendruam ne hien e nje plepi ku sot eshte Medreseja.
-E pe si me tha mo?!Pas u kam kenduar te tereve une.
-Ne s’degjuam gje .-i thashe une me te drejte.Ai vazhdoi:
Po.Une u kam kenduar trimave shqiptare e trimereshave qe luftuan per kete dhe e rane deshmore:Zenel Gjolekes ,Damo Lengos,Brahim Sinos,Bajos e Cercizit,Koto Hoxhit e Pandeli Sotirit,Avniut e deshmoreve te luftes qe lozja me ta,urrita me ta,ndaja kafshaten e bukes me ta,Muzafer Asqeriut,Bules,Bukurie Bazos,Fato Berberit,Astrit Karagjozit e Isuf Omarit e te tere djamve te popullit qe rane per kete balte.
Edhe komandantit te tyre,Bedri Spahiut i kam kenduar:
Kush e njeh Bedri Spahine?!
I vogel sa nje sterline…
Dhe heshti.Pastaj tha:-Po ate e denuan e cili eshte faji im?!
Ishte proto mars i vitit 1955 dhe erdhi Bedriu ne Gjirokaster si perhere.Fjeti tek shtepia e pritjes qe qe e Emin Kokalarit.Me dergoi haber ta takoja atje.Shkova.E takova dhe e pashe te ligur.Si beme pak muhabet ja mori kenges ngadale dhe une ja ktheva:
Te kete malle ajo dere
Per Damo Lengon e mjere…
Si ndenja ndonje ore me muhabet me tha qe ate darke te mblidhja shoket qe te kendonim.U mblodhem nja 6 veta e Bedriu i shtati dhe kemi kaluar bukur deri naten vone me kenge,shaka,kujtime e fjale burrash qe si harroj perjete.Andej nga fundi muhabetit Bedriu na tha ngadale:
-Vellezer! Vame 10-12 vjet e premtimet nuk i kemi mbajtur.Populli ende merr buken qe ben Xhevati me triska racioni.Me shikoni mua ministrin e arsimit kete mijshe kam ne xhep.Jemi mbrapa e duhet te shpejtojme.Po keto qe ju them mos i zini ne goje.Pas nja dy muajve e shkarkuan nga te gjitha detyrat.
U tremba nga keto qe me tha Xha Xhevati ,por e lashe te fliste e s’bera ze.Kaluam ne bisede tek kenga.Ai me tha:
-Degjo xhaxhane!Kenga lind nga dashuria.Vjershetori kur nis e ben kengen ka dashur e jeton me personin qe ja ben,me personat qe ua ben,per natyren tone te bukur,per Shqiperine,per jeten.Edhe ne deshperim ben kenge se e do jeten sic do ai,e do ndryshe.
I ziu ,qe kur kam lere,
Izmeqar dere me dere,
Nje kondo te re s’kam blere.
Ja dhe nje kenge tjeter:
Sec kendon bilbili,pertej ne shulle,
Nena me babane me kane vdekur e.(refreni)
Nje xhaxha qe kisha,me rrihte gjithnje,
Nje moter qe kisha ma martuan e.
E kengetari qe ta kendoje mire duhet ta dashuroje kengen,ta kendoje per te kenaqur vehte e te tjeret,po duhet te pranoje edhe koregjime qe i bejne sidomos muzikantet e ta luftoje egon.Me Tolo Njockon e krijuam grupin se ai merrte vesh nga muzika.Pa kritikat e tije nuk shtrohej udha e kenges.Pastaj kishim nje zonje muzikante Dhora Leken.Ajo na ndihmoi fort.Erdhi Jorgo Rozja e Roland Cenia e Naxhi Kasoruhua e tani jemi rehat se ata dine si vene me mire avazet.Te kenduarit eshte profesion qe te zbukuron shpirtin e ta pastron nga ndyresite e jetes.Edhe kur je mire,edhe kur je keq ja merr kenges se lehtesohet shpirti e perterihet.
Kaluam me shume se nje ore bisede me xha Xhevatin,e degjonim vetem cukitje e gureve te mjeshterve muratore qe gdhendin gure per ndertimin e stadiumit te lojrave me dore aty afer.Si e falenderova per biseden me mjaft interes per mua,me shume kujdes e me ndrojtje i thashe qe per rastin e Bedriut te mos ja thoshte askujt sepse me zarar te madh qe per kohen.Me pohoje me koke e me ra supeve duke me thene:
-Po ,biri Xhaxhait!
Ate vit,si per inat te partiakut xha Xhevati u aktivizua shume me grupin e tije simpatik ne ate festival duke shpalosur talentin e tije,U be protogonist ne filmin artistik “Pranvere ne Gjirokaster” si dhe nje vit me vone tek filmi artistik “Liri a Vdekje” me mono melodine “Ky valiu qane me lote,kam Cercize e s’e ze dote…” si dhe ne premjeren “Dasme gjirokastrite “me 1983.Kenget e grupit te tije sot jane ne fondin e arte te kultures popullore shqiptare e ai dhe pjestaret e grupit te tije jane te pavdekshem ne zemrat e popullit shqiptar ..U prehte ne paqe Xhevat Avdalli ,kengetari ikone i kenges gjirokastrite.///R-SR///

error: