Një grup i zgjeruar me rreth 30 gazetarë nga Kosova realizon një vizitë dy ditore në Sarandë në kuadër të nismës “PUSHO SHQIP”.
Gazetarët përfaqësojnë media të rëndësishme të Prishtinës si një bashkëpunim me Agjencinë turistike “Shari Trevël”, të mbështetur nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, Ministri i Turizmit Klosi si dhe bashkite bregdetare të Vlorës dhe Sarandës.
Turi i gazetarëvë kosovarë synon t’i shërbejë promovimit të destinacioneve turistike të bregdetit jugor shqiptar, si një kontribut mediatik për të nxitur nismën “PUSHO SHQIP” nga të dyja anët e kufirit ndërshtetëror shqiptaro-shqiptar.
Zyrtarët e Bashkisë në Sarandë bënë të ditur per Radion ”Saranda” së gjatë së shtunës gazetarët nga Kosva do të mirëseardhen në një ndalesë në mjediset e kësaj Bashkie ku do te organizohet edhe nje konferencë për shtyp.
Më tej, njerëzit e medias kosovare realizojnë takime me Shoqatën e Hotelierëve si dhe do të kryejne vizita në disa destinacione turistike si në Sinagogën Hebraike, në kompleksin turistik të Kalasë së Lëkurësit, , në biznesin e kultivimit të midhjes në “Shtëpinë e Midhjes” në liqenin e Butrintit, në qytetin antic të Butrintit, në Qendrën e Artit “DEA” në Ksmail ku do të priten nga kompozitori i mirënjohr shqiptar Lmoz Dizdari, etj,.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë