Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve në zonën e fshatit Vergo në Delvinë, një nga tre fshatrat e përfshirë nga zjarri në bashkinë Delvinë.
Në terren ndodhen katër mjete zjarrfikëse, 60 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë “Cougar” që po punojnë për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave.
Banorëve të fshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë.
Gjithashtu 62 efektivë të Repartit Gjirokastër, pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, Forca Tokësore, janë angazhuar në operacionet për emergjencat civile për shuarjen e zjarreve në fshatin Palavli, Bashkia Delvinë.(Gjergji MIMA).///






ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?