SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Plas sherri në një restorant në Ksamil, plagoset i riu nga Gjirokastra

Në një kohë që plazhi i Ksamilit është një nga më të frekuentuarit e sezonit veror, mesditën e sotme ka ndodhur një plagosje.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije është goditur me mjet prerës, dyshohet thikë, K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

I plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, teksa paraprakisht dyshohet një konflikt për motive të dobëta.

Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.//java/

error: