SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Doli në qarkullim Antologjia Poetike “Takohemi në Jug”, Edicioni III

Nën kujdesin e poetit dhe përkthyesit Dashamir Malo, koordinator i “Klubit të Poetëve të Jugut” ka dalë në qarkullim Antologjia Poetike “Takohemi në Jug”, Edicioni III, publikuar nga Shtëpia Botuese “Neraida” në Tiranë.

Sipas Malos, në këtë antologji janë përfshirë 41 poetë nga 15 vende të ndryshme të botës; Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, Bullgaria, Gjermania, Rumania, Serbia, Finlanda, Bolivia, India, Spanja, SHBA dhe Kanadaja.

Doli në qarkullim Antologjia Poetike "Takohemi në Jug", Edicioni III

Antologjia botohet në kuadër të Festivalit Poetik Ndërkombëtar, “Takohemi në Jug”, organizuar nga Klubi i Poetëve të Jugut, Sarandë.

Burime të “Klubit të Poetëve të Jugut” vunë në dukje se ” Tre antologjitë poetike të viteve, 2023, 2024 dhe 2025 janë botuar me kontributin e poetëve të Klubit dhe ndonjë dashamirësi të poezisë. Në vitin 2024, për shkak të mungesës me burime financiare, nuk u bë i mundur realizimi i Festivalit Poetik, si pasojë edhe qenia prezent e poetëve pjesëmarrës.”
Edhe këtë vit, për shkak të mungesës, të burimeve financiare, me gjasa nuk do të mbahet Festivali Poetik.//(SarandaNews.al)///

error: