Një sherr mes të miturve në shkollën private 9-vjeçare ‘Dea 2001’ në lagjen nr.3, Sarandë ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Burime bëjnë me dije se incidenti fatmirësisht pa pasoja fatale është regjistruar në oborrin e shkollës ende pa nisur procesi mësimor. 13-vjeçari, është grindur fillimisht me fjalë me 15-vjeçarin, – me pretendimin se përse i kishte zënë rrugën
Pas grindjes me fjalë 13 vjeçari ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka goditur në qafë 15 vjeçarin. Pas kësaj ai është larguar menjëherë nga shkolla, teksa i mituri tjetër është transportuar në spital.
Sipas bluzave të bardha pas qepjes së plagës së marrë,ai është larguar nga ambientet e spitalit.
Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave teksa njëherazi po punon për kapjen e 13 vjeçarit.
“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
Ky është konflikti i tretë i regjistruar mes adoleshentëve në vetëm pak kohë. Më 25 nëntor, në ish-kënetë të Durrësit u përfshinë në konflikt disa minorenë dhe pas 9 ditësh ndërroi jetë në spital, 15-vjecari Erion Boba. Policia tha se të rinjtë u konfliktuan pas debateve që kishin në TikTok. Kjo platformë është ndaluar nga qeveria pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli para një viti, por adoleshentët vazhdojnë ta përdorin në mënyrë ilegale. (shqiptarja.com).///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë