SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Foto-Vëzhgim. 2026-ta: 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt në Sarandë

Sarandë- 1.3 milion euro janë planifikuar në buxhetin e miratuar se fundi për punimet në Rrugën e Katërt.

Mësohet nga burime zyrtare se në procedurën e prokurimit publik me objekt “Rikualifikim trotuari, KUB-se, ndriçim dhe shtresave rrugore në rrugët ‘Onhezmi’ dhe ‘Lefter Talo’”, fondi limit i përcaktuar nga autoriteti kontraktor (Bashkia Sarandë) ka qenë 108,466,666 lekë pa TVSH, ose 130,159,999 lekë me TVSH 20%, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është parashikuar 9 muaj.

Duke uruar ecuri të mbarë në këtë investim, sarandiotët nuk dinë ende edhe sa vite të tjera duhet të kalojnë ku pamje të tilla kur shkallet e pallatit “hanë” trotuarin fiks përballë zyrave te OSHEE-s ;

të mos i poshtërojnë më kalimtarët dhe, më keq akoma,

të mos i rrezikojnë nga kalimi në rrugen e makinave për shkak se urbanistika e dikurshme lejoi shkallë të tilla akrobatike!!//SARANDANEWS.AL///

error: