Me përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm, punonjësit e Policisë së Shtetit në Durrës dhe në shumë zona të vendit kanë qenë në terren, duke ofruar ndihmë të menjëhershme për qytetarët e prekur nga përmbytjet dhe përdoruesit e rrugës në situata të rrezikshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohjen për punonjësit e Policisë që gjatë gjithë ditës sot në 6 janar dhe që vijojnë ende, kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim, sakrificë dhe humanizëm në shërbim të qytetarëve. Ai thekson se puna e tyre ka qenë thelbësore për sigurimin e rendit, mbrojtjen e jetës dhe të pronës së qytetarëve, gjatë situatave të vështira të shkaktuara nga moti i keq.
“Falënderoj çdo punonjës të Policisë që ka qenë në terren, duke ndihmuar qytetarët në nevojë, duke mbajtur rrugët të sigurta dhe duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Sakrifica dhe puna juaj nuk kalojnë pa u vënë re”, shprehet Proda.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror