Në fshatin Metoq, policia arrestoi një 33-vjeçari, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasit:
• J. N., 33 vjeç, banues në fshatin Metoq, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim ish-bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas e ka dhunuar fizikisht.
• E. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 06.01.2026, është konstatuar jashtë banesës, në lagjen nr. 3, Sarandë, duke thyer masën shtrënguese të sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. V., 37 vjeç, banues në Ksamil, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të tij, është konstatuar duke vënë lokalin në dispozicion për luajtjen e lojërave të fatit të paligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota