U zhvillua sot në Sarandë Takimi i parë i Taskforcës për turizmin.


Në këtë Takim ishin të pranishëm drejtues të bashkisë Sarandë, përfaqësues nga Nënprefektura, nga shërbimi spitalor, nga opertorët turistikë, ndërmarrja e shërbimeve publike, etj,.
Ishte i pranishën edhe deputeti Ardit Bido, Nënprefekti, Kristo Kiço dhe kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi.

Takimi i Taskforcës së turizmit për vitin 2026 u drejtua nga Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi .

Ajo theksoi se, pavarësisht një sezoni të suksesshëm gjatë vitit 2025, ende mbeten sfida në disa sektorë kyç të turizmit që duhet të adresohen këtë vit.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit adresuan problematika të ndryshme që intensifikohen me rritjen e numrit të turistëve, problematika të nivelit të shërbimeve turistik, çështje të bashkëpunimit ndërsektorial, etj,.
Sipas prefektes Allushi, këto takime do të vijojnë rregullisht, me qëllim vendosjen e një standarti shërbimi cilësor ndaj vizitorëve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sektorit turistik në Sarandë gjatë vitit 2026 e më tej.(Viktor AVDIAJ-Radio Saranda./SarandaNews.al)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota