SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Shqipëria nuk është ajo që përfaqëson Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama përdori mandatet në Kuvend për të mbrojtur veten dhe ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.

Në Foltoren e përjavshme përpara Kryeministrisë, Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen.

“Çdo të hënë mblidheni në këtë shesh për t’u rikujtuar mbarë shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i egër i këtij kombi, një armik i egër i të rinjve shqiptarë, që detyrohen në këtë vend me pasuri të pafundme të marrin rrugët e botës”, tha Berisha.

Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama përdori mandatet në Kuvend për të mbrojtur imunitetin e deputetes Belinda Balluku, por shtoi Berisha, “në fakt ai mbron veten e tij”.

“Akti i tij ishte i shëmtuar, ishte i pashembullt”, vijoi më tej kreu i PD.

Berisha theksoi se, shqiptarët, ëndrrën më të bukur, kanë ëndrrën evropiane.

“Ata në fakt, në 32 vite, kanë ndihmuar shqiptarët me miliarda, miliarda, miliarda euro. Taksapaguesit e tyre janë aksionarë në ndryshimin dhe transformimin e Shqipërisë”, tha Berisha, duke iu referuar evropianëve.

Por, sipas Berishës, mesazhi i parë ishte se derisa drejtësia të funksionojë në Shqipëri, raporti që është jetik për ecjen përpara të negociatave, mbetet në klasë dhe vendnumëro.

Berisha theksoi se opozita do të ngrihet dhe do t’i dëshmojë Europës dhe botës se nuk është Shqipëria ajo që përfaqëson Edi Rama.

“Ne jemi qytetarë të ndershëm, jetojmë me djersën tonë. Kemi një vokacion në shpirtin tonë perëndimor dhe për këtë vokacion do punojmë gjersa ta shohim veten në Europë. Ndaj dhe sot ajo që i dhanë ishte paralajmërimi i parë. Por kjo histori nuk ndalet. Kjo histori ndalet deri në fitoren tonë. Dhe ne jemi në rrugën e fitores”, theksoi Berisha.(Gjergji MIMA///

error: