SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

ËSHTË NDARË NGA JETA IKONA E KËNGËS GREKE MARINELA.

Nga Vangjel AGORA

IKONA E KËNGËS GREKE MARINELA ËSHTË NDARË NGA JETA

Një zë i rrallë, një shpirt artistik që kapërceu kufij dhe preku zemrat e mijëra njerëzve, Marinela u nda nga jeta.

Ajo mbetet një urë e gjallë miqësie mes popullit grek dhe atij shqiptar. Vizitat e saj në Shqipëri – në vitin 1977, dhe më pas në 1996 ku dha dhe një koncert në Sarandë, që nuk ishte thjesht koncert, por momente të paharruara që mbollën emocione dhe respekt të ndërsjellë.

Kam pasur fatin dhe nderin ta pres në teatrin e Sarandës dhe të bisedoj nga afër me këtë artiste të madhe, e cila ruante në zemër një dashuri të veçantë për Shqipërinë dhe njerëzit e saj.

Thjeshtësia, fisnikëria dhe madhështia e saj artistike do të mbeten përherë në kujtesën time.

Nga të paktat artiste që nuk këndonin thjesht… por të bënin të ndjeje.

Vazhdoi të këndojë në Greqi dhe jashtë saj.

Dikur Frank Sinatra e dëgjoi dhe tha: “Nëse kjo grua do të ishte në Amerikë, për dy muaj do të ishte emri numër një.

Të gjithë e respektonin dhe e donin për vlerën e saj artistike, profesionalizmin, dinjitetin dhe rininë e gjallërinë që kishte deri në orët e fundit të jetës

Marinela do të mbetet në historinë muzikore të Greqisë si një legjendë, që njohu të gjithë, bashkëpunoi me të gjithë, ishte ura lidhëse që bashkoi shumë breza muzikantësh dhe fitoi vlerësimin dhe respektin e të gjithëve dhe për më shumë se 60 vite dhuroi talentin dhe gëzimin e jetës për gjithë botën

Ja disa thënie të saj:

Lavdi Zotit, kam kaluar bukur në jetë. Ndihem e plotë nga përjetimet dhe përvojat. Nuk e kam frikë fundin biologjik.

Nuk e kam frikë vdekjen. Jeta më ka mësuar se dashuria mbetet ndjenja më e bukur. Mos harroni, pra, të dashuroni.

Siç them edhe në një këngë time:

Dashuria i duron të gjitha,

dashuria i shpreson të gjitha,

i jep jetë botës

dhe toka rrotullohet, dhe toka rrotullohet…”

Sot, një zë i madh hesht, por jehona e tij do të kumbojë përjetë në shpirtin e artit.

Η μεγαλύτερη όλων των εποχών! Qoftë e paharruar!

/SARANDANEWS.AL///

error: