Gjatë një veprimtarie me subjektet hoteliere të Sarandës, Kompania turistike nordike “Apollo” ndau ne Sarandë, ecurinë e vitit 2025 dhe vlerësimet për disa hotele.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm edhe prefektja e Qarkut Vlorë, Elvis Allushi. kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi, etj,.
Drejtorja komerciale e Kompanisë Apollo, Nina Hornewall duke theksuar se ky event po zhvillohet në kuadër të 40-vjetorit të jetës së Kompanisë “Apollo”, u ndal në mënyrë të detajuar në disa krahasime që tregojnë flukset dhe rëniet e grafikëve të turizmit, para dhe pas periudhës së vështirë të pandemislë globale/


Projeksionet e zhvillimeve turistike 2026 edhe ne klimen e luftës së re në lindjen e afërt në Iran, rritja e nivelit te standarteve të shërbimeve dhe perceptimi i nivelit të pëlqyeshmërisë nga turistët që frekuentuan nje vit me parë hotelet e Sarandës e më gjerë, u përcollën qartësisht edhe nga përfaqësuesi i Kompania turistike nordike “Apollo” në Sarandë, Vasil Barka dhe stafi respektiv.
Prefektja e Qarkut Vlorë, Elvis Allushi dhe kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi, e vlerësuan arritjet e Kompanisë turistike nordike “Apollo” në Sarandë, duke pohuar se tashmë Saranda është nje pol i rëndësishëm i turizmit në Shqipëri duke përgëzuar edhe subjktet turistike vendase.

Eventi i mësipërm u përmbll me me ndarjen Komlpania “Apollo”të vlerësimeve vjetore dhe çertifikatave për 10 hotelet më të spikatura për shërbimet e ofruara dhe shkallën e pëlqyeshmërisë të shprehur nga turistët nordikë në Sarandë./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë, ringjallja e teatrit dhe muzeu i gjimnazit, në vëmendje të re të vendimarrësve.
Ura e Re e Viroit hapet për qarkullim.
Fotoarkiv, turistët e huaj në vitet e regjimit komunist