Dhjetra biznese lokale dhe shumë të rinj iu bashkuan apelit të Prefektit të Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që ndodhen në pritje për të kaluar kufirin me Greqinë.
Duke ndjekur me shqetësim situatën në pikën kufitare të Kakavijës si dhe radhët e gjata në pritje të shtetasve (jo vetëm shqiptarë) për shkak të pandemisë COVID-19, Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj i është drejtuar me një mesazh sensibilizues institucioneve, bizneseve dhe individëve për të kontribuar e për t’ua lehtësuar sadopak pritjen e gjatë qytetarëve duke u ofruar asistencë mjekësore, ndihmë në ushqime dhe ujë.
Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj tha sot për ATSH-në se “të shumtë ishin bizneset nga Saranda e Delvina që ju bashkuan kësaj thirrjeje”.
“I falënderoj të gjitha këto biznese dhe në veçanti të rinjtë e FRESSH-it të cilët mundësuan shpërndarjen e ndihmave të grumbulluara”, tha Mamaj.
Dhjetra të rinj u angazhuan prej dy ditësh përkrah Forcave të Armatosura, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar në radhën drejt kufirit.
Po ashtu, edhe shumë biznese kontribuan me ndihma ushqimore dhe gjithçka të nevojshme për të lehtësuar sadopak situatën e qytetarëve në pritje për të kaluar kufirin.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit