Pas zgjidhjes së ngërçit në Kakavijë, duke kaluar në Greqi të gjitha makinat që prisnin në radhë prej disa ditësh, ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuar në zgjedhjen e kësaj krize në pikën kufitare të Kakavijës.
Gjithashtu Rama iu uron qytetarëve rifillim normal të jetës së përditshme dhe i këshillon të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme.
Reagimi i plotë:
FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë
U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme
Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade