SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Lukashenko, njësoj si Berisha në 97-n. Është e njëjta psikikë tiranike

Nga Spartak Ngjela/

Çfarë po vihet re në Bjellorusi?

Aty po konstatohet një ngjashmëri e pasionit kokëngjeshës të presidentit aktual të Bjellorusisë, Lukashenko, me Sali Berishën, presidentit të Shqipërisë në vitin 1997.

Është krejt e njëjta gjë.

Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997.

Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997.

Është e njëjta psikikë tiranike.

Jam i bindur që çështja e revoltave në Bjellorusi, të filluara kundër presidentit Lukashenko, do të degradojë njëlloj si ajo gjendje që shpërtheu në Shqipërinë e vitit 1997.

Uroj të mos shkojë deri aty…///

error: