SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FOTO VEZHGIM DITE// Përtej zhgarravinës së një “rrugaci” në një makinë serbe në Sarandë

Të shunën, në afërsi të Plazhit të Pllakave në Sarandë, mes disa makinave me targa nga Shqipëria dhe Kosova, vërehej edhe një autoveturë me targa nga Republika e Serbisë.

Reporterë të Radios “Saranda” e fotografuan autoveturën serbe me një sharje të rëndë dhe fyese për  familjen serbe.

Mbi kofonon e  makinës Peugeot, me targa serbe,  dora e trimoshit rrugac ka gërvishtur sharjen e ulët në shqip: Sipas kësaj logjik, me stigma nacionale, “me patjetër, ajo gruaja e familjes serbe qe eshte turiste ne Sarande, është e  përdale!!! ( “Ta q*… atë k*.vën serbe”.)

Shëmtimi i mësiperm, i shprehur me “gjuhen” bastarde te gervishjes ne nje makine te huaj nga dora e nje ordineri, sigurisht, eshte kenaqesi sadiste e nje individi frikacak, qe nuk shpreh qytetarine e banorit sarandiot i cili eshte miqësor me turistet e huaj pavarisht kombesise se tyre .

Gjate viteve te fundit, posacerisht edhe kete vitin e pandemise globale, ne Sarandë, pervec  turisteve te kombesise shqiptare, verhen  edhe turiste maqedonas, bjelloruse, ruse dhe serbe.

Madje disa nga keta turiste kane blere edhe apartamente ne Sarande, sepse u pelqen qyteti, klima dhe njerezit. Por jo, “lloji i trimoshit” qe damoks makina me fjale fyese per turistet  e  huaj.///




error: