Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur në Greqi.
Në mesin e viktimave është edhe një vajzë shqiptare, 19 vjeçe.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke u shkatërruar plotësisht.
Në aksident kanë humbur jetën vajza 19 vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70 vjeçar.
Mediat vendase kanë publikuar edhe fotot nga vendngjarja.
Gjithashtu policia po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?