-/20/09.2020// Megjithëse strukturat shtetërore të analizës për Covid -19 përgjithësisht i kanë qe të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore, ti si qytetar , nëse kërkon të bësh testin , ta konfirmosh atë nga Instituti i Shëndetit Publik për të udhëtuar jashtë vendit, psh në Greqi ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë; nuk mund të marrësh një konfrimim nga strukturat shtetërore psh që je negativ për të udhëtuar drejt shtetit fqinj.
PERSE?
Sepse shteti ynë i dashur i ka rënë shumë shkurt: Nuk njihen testet e vetë institucioneve serioze të shtetit si ISHP , por vetëm ato pivate.
Në këto raste, populli thotë: “Kjo ia bën MUUU!”….
Shkurt, ti I dashur shtetas, një dokument të tillë mund ta marrësh te laboratori privat i akredituar. POR….sa për kujtesë së mos harrosh: DUHET TË PAGUASH 12.000 LEKË ( të reja…) NË ARKËN E PRIVATIT! GJEJI KU TE DUASH!!
Kjo është sot, logjika e shtetit shqiptar.! Karakteri dhe impakti social i “rregullit”, nuk I hyn në xhep asnje vemdimarrësi në “Shqipërinë që duam!”. As në Ministrinë e Shëndëtësisë.
Njeriu I thjeshtë thotë “I heqim kapelen” punonjësve të sistemit të shëndetësisë për përkushtimin maksimal të të gjithë përsonelit dhe drejtuesve respektivë.
Por kjo puna e pagesës te privati KËRCET SHUMË, zonja Manastirliu!…
Pa shikojeni një hërë edhe në klimën : e ndjeshmërive të mëdha për popullin . Së paku, gjysmat e cmimit prej 12.000 lekësh për një konfirmim le t’i merrte arka e shtetit dhe qytetarit t’i sherbehej per kerkesen qe ka.
Sepse more zoterinj te qeverise, Jo cdo gjë kritike dhe adresim konkret vjen domosdoshmerisht nga “kampi armik”.
Janë dhjetra,qindra e mijëra qytetarë që do të lehtësoheshin nga një rishikim i HESAPIT të mësipërm ne keto kohe krize!!!…
Dhe vazhdojnë fjalimet me retorike te bukur në Kuvendin e Shqipërisë. Për të ardhmen tonë të ndritur….!? ///WWW.SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade