-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar qendrën shëndetësore nr.3 në Tiranë ku sipas saj, programi i vaksinimit është përmbushur në mënyrë shembullore për të garantuar shëndetin e fëmijëve.
Ministrja ka njoftuar se institucioni që ajo drejton po bëhet gati edhe për vaksinën e gripit, dozat e së cilës do të sigurojnë jo vetëm shëndetin e fëmijëve por edhe të grupeve të rrezikuara.
“Në qendrën shëndetësore nr. 3 në Tiranë, ku programi i vaksinimit është përmbushur në mënyrë shembullore, për të garantuar shëndetin e fëmijëve. Po bëhemi gati edhe për vaksinën e gripit, dozat e së cilës i kemi siguruar disa herë më shumë vjet, për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve por edhe të gjithë grupeve të rrezikuara, duke filluar nga personeli mjekësor. Vaksinat veprojnë, ndiq kalendarin e vaksinimit’’, thotë ndër të tjera Manastirliu./atsh///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë