Raste të reja me Covid 19 në qarkun Gjirokastër. Në Përmet kanë rezultuar të infektuar 5 mësues të gjimnazit “Sami Frashëri”. Për këtë arsye është marrë vendimi për mbylljen e shkollës. Rastet pritet të konfirmohen zyrtarisht sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjendja shëndetësore e mësuesve nuk paraqet problem, por ata janë karantinuar në banesë. Deri më tani nuk raportohet për nxënës të infektuar. Javën e shkuar pati raste pozitive edhe në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Një maturante ishte infektuar prej nënës së saj e cila punon në një fasoneri///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari