Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore dhe prej orëve të drekës deri ato të pasdites. S
Gjithashtu do të ketë reshje shiu të dobëta dhe në formë pikash, ndërsa në relievet e larta malore në kohë afatshkurtër reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër lokal.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe juglindja e lehtë e përkohësisht me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Temperaturat do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit.
Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë me lartësi vale 1.8 deri 2.0 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/24 | Diell re kalimtare |
| Kukës | 12/21 | Diell re kalimtare |
| Lezhë | 15/23 | Diell re kalimtare |
| Dibër | 11/21 | Diell re kalimtare |
| Durrës | 17/27 | Diell re kalimtare |
| Tiranë | 17/26 | Diell re kalimtare |
| Elbasan | 16/26 | Diell re kalimtare |
| Berat | 17/28 | Diell re kalimtare |
| Vlorë | 15/26 | Diell re kalimtare |
| Korçë | 11/22 | Diell re kalimtare |
| Gjirokastër | 14/26 | Diell re kalimtare |
| Sarandë | 14/26 | Diell re kalimtare |
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror