SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksion pastrimi në Ishujt e Ksamilit

Në  Ksamil nën moton “Bashkë për Natyrën!:, në Ditën Ndërkombëtare të mjedisit ,“Lëvizja per Zhvillimin e Turizmit” në këtë qytezë; organizoi një aksion pastrimi në ishuj e Ksamilit. Krahas antarëve të Lëvizjes kanë qenë të pranishm edhe banorë, punonjës të bashkisë, nga biznesi lokale ,etj,.

Sipas Soraldo Nebos, drejtues i kësaj Lëvizje  “Të gjithë kontribuan në nimën për një “Ksamil të Pastër”; këtë here, për ishuj të pastër, si nevojë për një turizëm të qëndrueshëm mbështetur te asetet që natyra na ka dhuruar.”

Në aksionin e pastrimtit kanë marrë pjesë edhe përfaqësus nga institucione të tilla si drejtorina e Parkut Kombëtar Butrint, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Aministrata e Zonave të Mbrojtura, Qarku Vlorë,, bashkia Sarandë , etj,.

Më interes në këtë aksion ishte  edhe një ndërhyrje pastrimi  në fund deti pranë  ishujve nga perfaaësues të  “Nismës së Luleve”

Aksionit të  pastrimii  i janë bashkuar edhe disa  turistë që ishin duke bër plazh përball Ishujve. Aksioni i mësipërm është  organizuar në kuadër të projektit “Ksamil i pastë” që financohet nga grupimi  Lëviz Albania me qendër në Tiranë.///R-SR//

error: