Në GJKKO ishte sot seanca në themel për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Gjilekë të Himarës dhe mosdeklarim të pasurisë. I pranishëm në sallë është vetë Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.
Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar. Bashkë me Jorgo Goron, gjykimi me procedurë të shkurtuar do të jetë edhe për ish zyrtarët e tjerë, kokretisht për ish juristin e Hipotekës Vezir Gjikoka dhe ish Drejtorin e Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë Jerasimo Bashi. Ndërsa ish kreu i Kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.(Keti BANUSHI).///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.