SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Alibeaj: Pas 18 dhjetorit më të fortë, me SHBA në krah

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e vlerësoi sot  aksionin antikorrupsion të PD-së përmes nismave të saj parlamentare, në një linjë me angazhimin e SHBA në luftën kundër korrupsionit.

“Korrupsioni është simptoma kryesore, e cila shkatërron shtetin ligjor, jetën politike, institucionet dhe shoqërinë. I gjithë aksioni i SHBA është një riangazhim, një ritheksim i luftës ndaj korrupsionit. Ka qenë, por tashmë me të gjitha aktet normative të nxjerra nga administrata Biden dhe aktet e tjera ekzekutive, ka një rikthim të fortë të vëmendjes në të gjithë rajonin, brenda të cilit jemi edhe ne. Aksioni i PD është në të njëjtën linjë në të njëjtën gjatësi vale me këtë betejë me korrupsionin me SHBA”, tha Alibeaj në një intervistë televizive.

Alibeaj theksoi se “SHBA janë një partner i pazëvendësueshëm dhe se linja proamerikane e PD nuk ka asnjë cedim”.

“Nuk jemi vetëm, jemi me SHBA në krah. SHBA na sheh si aleat dhe kjo është dhënie e një besimi të madh për PD dhe Lulzim Bashën”, u shpreh Alibeaj, i cili foli edhe për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor dhe situatën e brendshme në parti.

“Pas 18 dhjetorit, do të jemi më të fortë, me SHBA në krah”, tha Alibeaj.///

error: