SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Apeli lë në burg për 18 vite komisarin e policisë.I mori jetën me skaf Jonadës në Himarë

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për policin Arjan Tase.

Tase akuzohej se përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avadiaj, Ai e kishte apeluar dënimin e gjykatës së shkallës së parë në Vlorë që e kishte dënuar me 18 vite burg, por Apeli e la në fuqi.

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit u gjykua për vrasje me dashje në mënyrë indirekte, teksa me skafin e tij doli në breg për të sjellë familjen e tij dhe i mori jetën të miturës.///

error: